Erkand Qerimaj mbyll Lojërat Mesdhetare me 5 rekorde kombëtare

Publikuar me datë:

Peshëngritësi shqiptar Erkand Qerimaj ka mbyllur pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” me një tjetër paraqitje të rëndësishme në karrierën e tij, duke vendosur plot 5 rekorde kombëtare.

Në kategorinë 85 kg, Qerimaj u rendit i katërti në dygarësh, duke luftuar deri në fund për zonën e medaljeve.

Sportisti shqiptar regjistroi rezultatet:

– 151 kg – rekord kombëtar

– 181 kg – rekord kombëtar

– 332 kg – rekord kombëtar

– 187 kg – rekord kombëtar në shtytje

– 338 kg – rekord kombëtar në dygarësh

Pavarësisht se medalja këtë herë nuk erdhi, Qerimaj e konsideron pjesëmarrjen një tjetër moment të rëndësishëm në rrugëtimin e tij sportiv.

Lojërat Mesdhetare kanë një vend të veçantë në karrierën e tij. Në Pescara 2009 ai fitoi një medalje ari dhe një argjendi, ndërsa vendosi edhe rekorde mesdhetare. Në Lojërat Mesdhetare të zhvilluara në Algjeri, Qerimaj siguroi një tjetër medalje argjendi.

Në total, bilanci i tij në këto kompeticione përfshin 1 medalje ari, 2 medalje argjendi, rekorde mesdhetare dhe tashmë edhe 5 rekorde kombëtare të vendosura në Taranto.

“Medaljet janë pjesë e historisë… Rekordet janë pjesë e historisë. Por më e rëndësishmja është rrugëtimi, sakrifica dhe fakti që nuk u dorëzova kurrë”, shkruan Qerimaj në reagimin e tij pas garës.

Me flamurin kuqezi mbi supe, peshëngritësi shqiptar vijon kështu një karrierë të gjatë, në të cilën sukseset dhe rekordet janë shoqëruar me vite sakrifice dhe përkushtimi ndaj sportit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Përroi i Glines merr dritën jeshile për rehabilitim

Pas shqetësimeve të përsëritura të ngritura nga Bashkia Vau...

Sala dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka pranuar dorëheqjen e Evis Salës...

Policia e Shkodrës i bashkohet nismës për dhurimin e gjakut për talasemikët

Punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe strukturave...