Energji dhe masivitet/ Protesta qytetare rritet nga ora në orë, ndryshe nga tubimet politike që tkurren. “Vlon” sheshi: Rama jep dorëheqje

Publikuar me datë:

Ndryshe nga protestat politike, të cilat me kalimin e kohës humbasin pjesëmarrës dhe besueshmëri për shkak të zhgënjimit ndaj lidershipit të tyre, protestat qytetare po tregojnë një dinamikë krejt tjetër. Pamjet që ofron Tirana këto ditë nuk ishin parë prej më shumë se 3 dekada, që prej fillim ’90-ës kur ndodhën ndryshimet epokale politike në Shqipëri dhe Europën Lindore, me përmbysjen e regjimit komunist.

Mbështetja për këto protesta të bukura dhe entuziaste, sa vjen dhe zgjerohet, ndërsa njerëzit vazhdojnë t’u bashkohen tubimeve edhe pasi kanë nisur prej disa orësh.

Pamjet nga sheshi para Kryeministrisë tregojnë se, me kalimin e orëve, numri i qytetarëve jo vetëm që nuk bie, por rritet. Mesazhi që përcillet është i qartë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të kabinetit të tij. Pakënaqësi për 13 vitet e qeverisjes të cilat sipas protestuesve nuk kanë realizuar pritshmëritë dhe s’janë mbajtur premtimet, krejt ndryshe nga zotimet. Kjo pakënaqësi shtrihet drejt të gjithë faktorit politik, me një kërkesë për ndryshim.

Në qendër të thirrjeve mbetet kërkesa për largimin e kryeministrit Edi Rama. Për shumë protestues, pas 13 vitesh në pushtet, përgjegjësia politike për emigracionin, vështirësitë ekonomike, paga e pensione që nuk rriten, ndërsa mungon mbështetja për shtresat sociale, dhe mungesën e besimit tek institucionet ka një adresë të qartë, qeverinë e Ramës.

“Edi Rama duhet të largohet”! “Rama ik”! Të dorëhiqet qeveria”! janë mesazhet që dëgjohen gjithnjë e më shpesh në shesh, ndërsa protesta qytetare vazhdon të mbledhë mbështetës dhe të fitojë terren edhe kur revolta ka hyrë në ditën e shtatë e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Intensifikohen sulmet/ SHBA dhe Irani bombardime në Gjirin Persik

Armëpushimi i brishtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit...

Shqipëria nga jugu në veri në protestë, Rama: Nuk janë më shumë se 8 mijë veta!

Edi Rama ka reaguar ndaj protestave të zhvilluara ditët...

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e shtatë për Zvërnecin

Ka përfunduar grumbullimi përpara godinës së Kryeministrisë, pasditen e...