EMRI/ Plagosje me thikë në Delvinë, 45-vjeçari përfundon në spital, shoqërohet autori

Publikuar me datë:

Një 45-vjeçar është plagosur me mjet prerës pas një konflikti në Delvinë.

I plagosuri është identifikuar si Xhike Hita, rreth 45 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me thikë gjatë një sherri për motive të dobëta.

Pas plagosjes, Hita është transportuar drejt Spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Sipas të dhënave paraprake, 45-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar si autor të dyshuar të ngjarjes Lekan Tozon, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar dinamikën e konfliktit dhe shkaqet që çuan në plagosjen e 45-vjeçarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related