Të martën në mbrëmje, në zonën e Laprakës në Tiranë, janë shënuar të shtëna me armë zjarri.
Policia njofton se dy persona, Bledar Dauti dhe Dashamir Tahiri, kanë mbetur të plagosur nga ngjarja. Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që njëri prej tyre ka marrë plagë në këmbë.
Momentalisht nuk ka të dhëna të plota mbi motivet apo rrethanat që çuan në përdorimin e armës.
Forcat policore u paraqitën menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet si dhe për të identifikuar personat e përfshirë.

