Emri/ Plagosi me thikë kushëririn pas një sherri, arrestohet 60-vjeçari në Lushnjë

Publikuar me datë:

Një konflikt mes dy kushërinjve në Lushnjë ka përfunduar me plagosjen e rëndë të një 71-vjeçari, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar nga policia pak pas ngjarjes.

Sipas Policisë, në pranga është vënë Izet Ymeri  60 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen “Loni Dhamo”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, 60-vjeçari dyshohet se ka goditur me thikë kushëririn e tij, F. Y., 71 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, 71-vjeçari u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar u kap dhe u arrestua në flagrancë, ndërsa u sekuestrua edhe thika e përdorur gjatë ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...