Emri/ I gjendet heroinë në banesë, arrestohet 48-vjeçari në Kurbin

Publikuar me datë:

Një 48-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kurbinit gjatë një operacioni kundër veprimtarisë së paligjshme në fushën e narkotikëve.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 48-vjeçarit të identifikuar si Saimir Keqi, në fshatin Fushë-Kuqe, policia gjeti dhe sekuestroi 776 gramë lëndë të dyshuar heroinë, si dhe një peshore elektronike që dyshohet se përdorej për ndarjen e lëndës narkotike.

Po ashtu, në oborrin e banesës u zbuluan 144 bimë të dyshuara cannabis sativa. Bimët u asgjësuan, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua si provë materiale.

Sipas policisë, 48-vjeçari dyshohet se merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe kultivimin e kanabisit.

Materialet i janë referuar Prokurorisë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...