EMRI/ Dëmtohet aksidentalisht me troko, humb jetën 65-vjeçari në Pogradec

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një person ka humbur jetën pasi është dëmtuar aksidentalisht teksa ishte duke punuar në banesën e tij.

Sipas informacioneve paraprake, Kristaq Çulaku, 65 vjeç, ishte duke kryer punime, kur dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht nga një frezibël (i njohur ndryshe si “troko”), duke pësuar plagë të rënda.

Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. por pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Nis verifikimi në Shkrel për gjetjen e eshtrave të Dom Nikoll Gazullit

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit...

Rama gënjen hapur, gazetarja britanike e nxjerr zbuluar: Buldozerët nuk hapën rrugën për banorët…

Gazetarja britanike e rrjetit të njohur televiziv Channel4, Lindsey Hilsum,...

Nga kafeja te gazi e perimet, produktet që u shtrenjtuan më shumë në qershor

Çmimet e pjesës më të rëndësishme të produkteve bazë...