EMRI/ Akuzohet në Spanjë për tentativë vrasje, arrestohet në Shëngjin i riu shqiptar

Publikuar me datë:

Një 22-vjeçar, është arrestuar nga Policia në Shëngjin, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle, për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.

Sipas policisë, u arrestua me qëllim ekstradimi shtetasi Orgito Paloka, 22 vjeç, i lindur në Lezhë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi Gjykata Juzgado de Instrucción nr. 2 në Ibiza, më 18 maj 2026, kishte lëshuar urdhër arresti ndaj tij për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.

Autoritetet shqiptare dhe ato spanjolle po vijojnë procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit drejt Spanjës, ku ai do të përballet me drejtësinë për akuzat e ngritura ndaj tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një restorant në Librazhd, raportohen vetëm dëme materiale

Një zjarr përfshiu një restorant në Librazhd mbrëmjen e...

Aulon Kalaja: “Kanë humbur kontaktin me realitetin, shkoni te Spitali Ushtarak, jam i traumatizuar”

Aulon Kalaja, kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, ka reaguar me tone të forta kundrejt dhunës së ushtruar ndaj protestuesve, duke përdorur ironi për të sfiduar pretendimet për ndërhyrje të agjenturave të huaja dhe duke vënë në dyshim mënyrën sesi përshkruhet situata aktuale në vend. I ftuar në emisionin “Prime News24”, Kalaja filloi bisedën duke […]

Disiplina publikon vendimet, Vllaznia ndëshkohet me gjobë për sjelljen e tifozëve

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur më...