Emrat/ Shisnin armë e lëndë plasëse në Tiranë, 4 të arrestuar dhe 2 në kërkim

Publikuar me datë:

Një grup kriminal i dyshuar për shitjen e armëve të zjarrit, lëndëve plasëse dhe municionit luftarak në zona të ndryshme të Tiranës është goditur nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Rrjeti”.

Si rezultat i aksionit, u arrestuan shtetasit Marsel Varka, 35 vjeç, Elsaed Maqinaj, 25 vjeç, Fabian Zako, 29 vjeç dhe Kristaq Biba, 32 vjeç, ndërsa u shpallën në kërkim Kevin Vila, 21 vjeç dhe Bledar Avdillari, 28 vjeç.

Sipas hetimeve, gjashtë personat e mësipërm, së bashku me pesë shtetas të arrestuar më parë, vepronin si grup i organizuar kriminal, duke siguruar dhe shitur armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion luftarak në kryeqytet.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi 7 armë zjarri, konkretisht 4 pistoleta dhe 3 automatikë, si dhe municion luftarak dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Autoritetet bëjnë me dije se gjatë gjithë periudhës hetimore dhe aksioneve të zhvilluara kundër këtij grupi kriminal janë arrestuar gjithsej 9 persona, ndërsa janë sekuestruar 17 armë zjarri, 4 kallëpë lëndë plasëse, një sasi e konsiderueshme municioni, 4 automjete dhe 13 telefona celularë.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së grupit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Herald Marku rikthehet te Vllaznia

Pas disa sezonesh larg, Herald Marku vesh sërish fanellën...

Shtohen mbeturinat në Qaf Dushk, lopët ushqehen me to

Një nga zonat më problematike te Bashkia Klos është...

Mashtrim me premtimet për studime jashtë, Prokuroria e Shkodrës çon në gjyq biznesmenin shkodran

Prokuroria e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...

Skënder Hita emëron drejtuesit e rinj në Policinë e Lezhës, Vlorës, Durrësit dhe Fierit

Policia e Shtetit ka realizuar disa ndryshime në drejtimin...