Emri/ Aksident në aksin Lezhë–Milot, plagoset rëndë 66-vjeçari

Publikuar me datë:

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Rriles.

Një automjet tip “Benz” me targa të Kosovës ka përplasur një biçikletë me të cilën po lëvizte një 66-vjeçar. Si pasojë e përplasjes, 66-vjeçari i identifikuar si Preng Ndreka, banues në Shënkoll ka mbetur i plagosur rëndë.

Ndreka është transportuar në spital për të marrë ndihmën e specilaizuar mjekësore, ndërsa më pas është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është ndaluar nga Policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related