Emri/ Aksident në aksin Fushë Krujë-Laç, “Benzi” përplas për vdekje drejtuesin e motorit!

Publikuar me datë:

Aksident me vdekje në aksin e vjetër rrugor Fushë-Krujë-Laç.

Një autoveturë tip “Benz” ka përplasur një motoçikletë, në të cilën udhëtonte Gjin Kola, banor i zonës.

Motoristi ka ndërruar jetë në vend ndërsa shoferi i veturës Luljan Vena, 24 vjeç, është shoqëruar në rajonin e Policisë Fushë-Krujë.

Policia po heton dinamikën dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa dyshohet për një pakujdesi të drejtuesit të veturës, por do pritet edhe ekspertiza auto-teknike për të dalë në konkluzion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related