EMRAT/ Sherr me thika në Fier, plagosen dy persona

Publikuar me datë:

Një konflikt i dhunshëm i ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Fier ka përfunduar me dy persona të plagosur, ndërsa policia ka shpallur në kërkim një 36-vjeçar, i dyshuar si një nga autorët e ngjarjes.

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 23:00, në spitalin rajonal të Fierit kanë mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasit Renato Hoxha, 28 vjeç, dhe Devi Hoxha, 28 vjeç. I pari ka marrë dëmtime në kokë të shkaktuara me sende të forta, ndërsa i dyti ka mbetur i plagosur me mjet prerës.

Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes disa personave, i cili më pas ka degraduar në përdorimin e dhunës dhe mjeteve prerëse.

Policia ka identifikuar si një nga personat e përfshirë shtetasin me iniciale K. S., 36 vjeç, banues në fshatin Vadhizë, i cili është shpallur në kërkim për përfshirje në konflikt.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

Pentagoni pritet të anulojë një plan për të dërguar...

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe...