EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

Publikuar me datë:

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me ngjarjen e rëndë në zonën e Lozhanit në Maliq, ku një efektiv policie u vra ndërsa një tjetër mbeti i plagosur gjatë një operacioni për arrestimin e një personi në kërkim.

Sipas informacioneve policore mëngjesin e sotëm (4 qershor) strukturat e policisë pasi kanë identifikuar një person në kërkim kanë zhvilluar një operacion për kapjen e tij në zonën e Maliqit.

Gjatë aksionit ka pasur shkëmbim zjarri ndërmjet personit nën kërkim, shtetasi Violand Braçellari  dhe policisë.

Nga ky shkëmbim zjarri mbeti i vrarë një efektiv policie, shtetasi Enea Mekolli, ndërsa polici i plagosu është Edison Adri.

Gjithashtu i plagosur mbeti edhe personi i shpallur në kërkim, i cili është ndalur.

Efektivi i plagosur pritet që të niset drejt Tiranës me helikopter për shkak të gjendjes shëndetësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]