EMRAT/ Atentati në Athinë, viktima nga Saranda ishte person në kërkim. Në pranga dy shokët e tij

Policia greke ka identifikuar personin e plagosur mbrëmjen e djeshme në Athinë, ndërkohë që ka vënë në pranga edhe dy persona të dyshuar.

Sipas burimeve zyrtare, i plagosur ka mbetur Helis Cato, 38 vjeç, banues në lagjen nr.1 të Sarandës. Ai rezulton person i shpallur në kërkim nga policia greke, pas goditjes së një grupi kriminal të tregtimit të kokainës në qershor të këtij viti, në një operacion ku u sekuestruan dhe armë zjarri. Në prangat e forcave speciale greke në qershor, ranë 9 persona dhe u shpallën në kërkim 4 të tjerë, mes tyre edhe Cato. Bëhet fjalë për 11 shqiptarë e 3 grekë në total.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmë, policia greke ka arritur të vendosë në pranga 2 shtetas, konkretisht dy të mitur, shqiptarin Flavio Keqi, 16 vjeç, dhe grekun Ioannis Karikis 16 vjeç. Ata mësohet se ndodheshin në shoqërinë e viktimës në momentin e ngjarjes dhe më pas kanë tentuar të largohen e për këtë janë arrestuar për “mosbindje ndaj urdhrit të policisë”.

Ndërkohë mbetet ende e paqartë se kush ka qenë autori apo autorët e tentativës së vrasjes.

Mbrëmjen e djeshme ata dyshohet se kanë hapur zjarr dy herë ndaj 38-vjecarit Cato, pranë kishës në lagjen “Kolono” të Athinë. Pasi është goditur me një plumb, Cato ka arritur të shkojë drejt mjetit të tij, i cili ndodhej parkuar rreth 150 metra më larg, ku dhe u gjet nga policia. Ai mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe