Emrat/ Aksidenti me një të vdekur dhe 3 të plagosur në aksin Thumanë-Laç, arrestohet shoferi

Publikuar me datë:

Policia e Lezhës ka arrestuar shoferin e dyshuar që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen mesnatën e djeshme, në aksin Thumanë-Laç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 20-vjeçarin Orgest Peca, banues në Durrës, për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Viktimë e përplasjes mbeti drejtuesi i mjetit tjetër, Nikolin Gjoni.

“Rreth orës 23:30, të datës 19.05.2026, në aksin rrugor Thumanë–Laç, automjeti që drejtonte 20-vjeçari është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. Gj., 56 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi N. Gj. ka humbur jetën, ndërsa janë dëmtuar shtetasit P. Gj., 75 vjeç, M. Gj., 70 vjeçe dhe V. Gj., 56 vjeçe, pasagjerë në automjetin tjetër, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar”, bëri me dije policia vendore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related