Eksperti i mjedisit: Rritja e pelikanit kacurrel, sinjal pozitiv për Liqenin e Shkodrës

Publikuar me datë:

Eksperti i mjedisit, Dritan Dhora, e ka cilësuar rritjen e numrit të pelikanit kacurrel në Liqenin e Shkodrës si një tregues inkurajues për gjendjen ekologjike të këtij ekosistemi.

Sipas tij, prania në rritje e species Pelecanus crispus tregon përmirësim ose stabilitet më të mirë të habitatit natyror, cilësisë së ujit dhe zinxhirit ushqimor në liqen. Dhora thekson se pelikanët janë bioindikatorë natyrorë dhe prania e tyre lidhet drejtpërdrejt me një mjedis të shëndetshëm dhe biodiversitet të qëndrueshëm.

Statusi i plotë:

“Rritja e numrit te pelikanit kacurrel, Pelecanus crispus, ne Liqenin e Shkodres eshte nje lajm inkurajues dhe nje tregues me rendesi per gjendjen ekologjike te ketij ekosistemi unik. Ne ekologjine e ujerave, shpendet ujore konsiderohen shpesh si bioindikatore natyrore, pasi prania dhe shtimi i tyre lidhen ngushte me cilesine e habitatit, disponueshmerine e ushqimit dhe gjendjen e pergjithshme te mjedisit.

Pelikanet jane specie me kerkesa te larta ekologjike. Ata varen nga nje ekosistem i shendetshem, me prani te mjaftueshme peshqish, ujera funksionale dhe zona te qeta ligatinore per ushqyerje dhe pushim. Per kete arsye, shtimi i numrit te tyre ne Liqenin e Shkodres mund te interpretohet si nje sinjal pozitiv se kushtet ekologjike te liqenit jane permiresuar ose po ruajne nje stabilitet me te mire krahasuar me periudha te meparshme.

Prania me e madhe e pelikaneve sugjeron gjithashtu se zinxhiri ushqimor ne liqen funksionon ne menyre me te qendrueshme. Nje popullate ne rritje e ketyre shpendeve zakonisht lidhet me ekzistencen e nje komuniteti te mire peshqish dhe me nje ekuiliber me te favorshem ekologjik. Ne kete kuptim, pelikanet mund te konsiderohen indikatore biologjike qe tregojne jo vetem nje gjendje me te mire ekologjike, por deri diku edhe nje permiresim relativ te cilesise se ujit.

Nje aspekt tjeter i rendesishem eshte fakti se pelikanet jane te ndjeshem ndaj degradimit te habitatit dhe ndotjes se larte. Ne mjedise te renduara ekologjikisht, zakonisht verehet ulje e numrit te tyre ose largim nga habitatet tradicionale. Prandaj, shtimi i tyre ne Liqenin e Shkodres perben nje tregues pozitiv per biodiversitetin dhe per kapacitetin e ketij ekosistemi per te mbeshtetur specie te rendesishme e te ndjeshme.

Natyrisht, shkenca kerkon gjithmone prova te plota. Shtimi i pelikaneve eshte nje baze shume e forte per te menduar pozitivisht se gjendja ekologjike e liqenit eshte permiresuar dhe se edhe cilesia e ujit mund te jete me e mire.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aruba/ Berisha: Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani fshehu zyrtarët e përfshirë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një deklarate për...

Valë e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë

Shqipëria pritet të përballet me një valë të fortë...

Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje të cekëta që po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestave të...

Pas shembjes së objektit gjatë aksionit të Bashkisë Shkodër, Cliché nis protestën e heshtur

Biznesi Cliché ka njoftuar se do të pezullojë aktivitetin...