Egnatia “thyen” Elbasanin, triumfon 4-0 në sfidën e “Final Four”

Publikuar me datë:

Egnatia triumfoi 0-4 ndaj Elbasanit në “Air Albania”, në takimin e vlefshëm për “Final Four”.

Rrogozhinasit e nisën “zjarr” sfidën dhe brenda pjesës së parë shënuan 3 herë. Bakajoko ndëshkoi dy herë Elbasanin, ndërsa kishte kohë edhe për një gol të Fernandos.

Në pjesën e dytë, gjërat u bënë të lehta për kampionët në  fuqi, të cilët administruan në mënyrë perfekte rezultatin, madje shënuan të katërtin me Aleksin.

Ekipi i Nevil Dedes mori 3 pikë në shtëpi, për të shkuar kështu në kuotën e 31 pikëve, në krye të klasifikimit.

Elbasanit, me 31 pikë, tashmë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të mendojë për sfidën tjetër.

Ndeshjet e radhës të “Final Four” luhen me 23 dhe 24 maj.Kujtojmë që përballja e parë e formatit të ri, e luajtur të shtunën mes Vllaznisë dhe Dinamos përfundoi 0-2 për dinamovitët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...