Edi Martini shpërthen ndaj Jarecit: “Është anti-Shkodër, gënjen kur thotë se është shok i Edit! Arbitrat na eliminuan vjet”

Publikuar me datë:

Trajneri shkodran, Edi Martini, ka reaguar ashpër ndaj arbitrimit në futbollin shqiptar, duke kritikuar veçanërisht arbitrin Jareci.

Martini e akuzon Jarecin se ka qëndrim të njëanshëm ndaj Shkodrës dhe kundërshton deklaratën e tij se është mik i tij.

“Jareci tan jetën anti-Shkodrës edhe thotë jam shok i Edit. Nuk asht aspak e vërtetë, rren”, është shprehur Martini.

Ai ka rikthyer në vëmendje edhe sezonin e kaluar, duke pretenduar se vendimet e arbitrave ndikuan në eliminimin e Vllaznisë në dy gjysmëfinale.

“Arbitrimi na eliminoi vjet në dy gjysmëfinale; me Dinamon dhe Egnatian”, deklaroi Edi Martini.

Deklaratat e Martinit vijnë në një moment kur çështja e arbitrimit dhe vendimeve të VAR-it vijon të jetë një nga temat më të debatuara në futbollin shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related