Pedagogë të universitetit janë bashkuar protestës së studentëve dhe të rinjve në kryeqytet. Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga tubimi, ku ka vënë në pah praninë e pedagoges Enkelejda Olldashi mes studentëve.
Në postimin e saj, Kryemadhi ka vlerësuar qëndrimin e Olldashit përkrah të rinjve, duke theksuar se në 36 vite pluralizëm ajo ka preferuar distancën nga politika dhe ka qëndruar afër studentëve.
“Pedagoge Kela Olldashi, studentët të duan për atë që ti je. Unë të respektoj pafund për mirësinë dhe forcën që ti ke. Në 36 vjet ‘pluralizëm’ ke qenë larg politikës, pranë studentëve. Të adhuroj për forcën dhe moralin që ke ti si grua, si nënë, si vajzë dhe pedagoge e fëmijëve tanë. Kur ngrihet rinia, bie qeveria”, shkruan Kryemadhi.
Protesta e mbahet nga studentë dhe gjimnazistë në Tiranë, duke u shoqëruar me tensione dhe përplasje me forcat e Policisë së Shtetit. Të rinjtë vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

