Një situatë alarmante ndodhi në një çerdhe në lagjen Saugus, kur një fëmijë zbuloi një gjarpër me zile të futur në një strukturë lojërash. Incidenti ka ndodhur të enjten në Santa Clarita, kur fëmija vuri re zvarranikun dhe menjëherë njoftoi një mësuese. Reagimi i shpejtë i stafit lejoi që situata të menaxhohej pa ndodhur ndonjë dëm.
Sipas raportimeve nga mediat lokale, stafi i çerdhes kontaktoi Carrie Quassen, një ekspert mbi gjarpërinjtë me zile, e cila ndërhyri për të siguruar largimin e sigurt të kafshës para se ndonjë fëmijë apo punonjës të ishte në rrezik.
Pamjet e publikuara nga Quassen tregojnë gjarprin që ishte mbështjellë pranë strukturës së lojërave, ndërsa ekspertja e kap atë me kujdes duke përdorur pajisje speciale të dedikuara për trajtimin e zvarranikëve.
Fatmirësisht, nuk ka pasur asnjë lëndim si rezultat i këtij incidenti. Rastet si ky janë një përkujtesë për rëndësinë e vigjilencës në zonat ku gjarpërinjtë me zile janë pjesë e natyrës. Autoritetet dhe ekspertët rekomandojnë që në këto situata të mos tentohen kapja e kafshës, por të kontaktohen specialistët e duhur.

