E rëndë në pikën kufitare të Morinës, përplaset për vdekje me makinë polici

Publikuar me datë:

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka humbur jetën mëngjesin e sotëm rreth orës 05:40, pasi është goditur nga një automjet në afërsi të pikës kufitare në Vërmicë, në Morinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, aksidenti ka ndodhur gjatë kohës kur zyrtari policor ishte duke patrulluar në këmbë pranë pikës kufitare dhe në momentin që ka tentuar të kalojë rrugën, është goditur nga një automjet që po qarkullonte nga drejtimi Prizren–Vërmicë.

Viktima, një zyrtar policor 59-vjeçar me inicialet R.G., ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes si pasojë e përplasjes.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë menjëherë prokurori kujdestar, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor të Prizrenit dhe ekipi i emergjencës, të cilët kanë konfirmuar vdekjen.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa drejtuesi i automjetit, një shtetas i Shqipëria me inicialet D.D., është ndaluar për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në Prizren për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Turqia sulmon Izraelin: “Janë të varur nga lufta”

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan, ka nisur sërish kritika...

Ja kush do jenë arbitrat e dy ndeshjeve mes Vllaznisë dhe Malishevës

Me kalimin e ditëve, afrimi i sfidave të turit...

“Rama ka infiltruar persona, por ne do vazhdojmë në mënyrë paqësore”

Aktivisti Edison Lika, gjatë fjalës së tij në protestën...