Dy operacione antidrogë në Kukës, arrestohen dy persona, asgjësohen dhjetëra bimë kanabisi

Publikuar me datë:

Policia e Kukësit ka finalizuar brenda 24 orëve dy operacione për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vepra penale në fushën e narkotikëve. Operacionet e koduara “Kalimashi” dhe “Zabeli” çuan në arrestimin e dy shtetasve, si dhe në sekuestrimin e lëndëve narkotike dhe asgjësimin e bimëve të kultivuara.

Në kuadër të operacionit “Kalimashi”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin F. L., 34 vjeç, banues në Kukës. Ai u kap duke u kujdesur për 60 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat dyshohet se i kishte kultivuar në territorin e fshatit Kalimash.

Një pjesë e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nga policia përmes djegies. Ndërkohë, gjatë vijimit të operacionit “Zabeli”, të nisur më 11 korrik 2026, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me Sektorin Operacional, Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Kukës, bënë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e shtetasit F. R., 63 vjeç, banues në fshatin Gështenjë.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Sipas policisë, 63-vjeçari, në bashkëpunim me djalin e tij M. R., dyshohet se kishte kultivuar 215 bimë Cannabis Sativa në territorin e fshatit Gështenjë. Gjatë kontrolleve në banesën e tyre, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan edhe 3 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Për këtë rast janë proceduar penalisht edhe bashkëshortja e të ndaluarit dhe kryetari i fshatit Gështenjë, ndërsa policia vijon punën për kapjen e shtetasit M. R., i cili rezulton ende në kërkim. Materialet procedurale për të dyja rastet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Braçe: Koçeku erdhi me karrike në PS, pa kontribute. “Bujtinën a e ka me letra?”

Deputeti socialist Erjon Braçe ka kritikuar mënyrën se si,...

Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht brenda PS

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ndaj publikimit të...

Braçe flet pa dorashka për “Partinë-Shtet” të Spiropalit

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur lidhur me nocionin...

Skandal mjedisor në Malësi të Madhe! Digjen mbeturinat pranë banesave, tymi pushton zonën

Një situatë alarmante është regjistruar pasditen e kësaj të...