Banorët e Thethit kanë njoftuar se fshati turistik është pa energji elektrike që nga mbrëmja e djeshme, gjë që ka shkaktuar shqetësim mes banorëve dhe bizneseve në këtë periudhë kulmore të sezonit veror.
Një prej banorëve ka shpjeguar se ndërprerja e energjisë ka ndodhur pa paralajmërim, duke theksuar se ky problem po rrezikon të prishë ushqimet e ruajtura në frigoriferë dhe po krijon vështirësi për turistët që ndodhen në zonë.
“Jemi që mbrëmë pa drita në Theth. Pa asnjë paralajmërim. Kemi turistë dhe ushqimet në frigoriferë po na prishen,” – ka theksuar ai.

