Një apartament në zonën e ish-Kënetës në Durrës u shkrumbua plotësisht këtë të diel pasdite, pasi u përfshi nga flakët.
Sipas informacioneve, nuk ka persona të lënduar si pasojë e incidentit. Shërbimet e zjarrfikëses u nisën menjëherë drejt vendit të ngjarjes sapo morën njoftimin dhe ndërhynë për të vënë nën kontroll zjarrin.
Hetimet paraprake tregojnë se shkaku i mundshëm i zjarrit është një shkëndijë elektrike. Ndërkohë, grupi hetimor po vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

