Biznesmeni Elman Abule është paraqitur ditën e sotme paraqitet në GJKKO, shoqëruar nga avokatja e tij.
Ai ndodhet në gjyq në lidhje me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa akuzohet për pastrim parash.
Elman Abule është biznesmeni të cilit prokuroria e Tiranës i sekuestroi vitin e kaluar 50 milionë euro pasuri dhe është një emër jo shumë i njohur për publikun.
Ai ka shtetësi belge dhe është përfshirë prej gati një dekade në botën e tregtisë, kryesisht në aktivitetin e metaleve.
Ai njihet gjithashtu edhe si një mik i afërt i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

