Apeli i Posaçëm liron nga qelia ish-drejtorin e Bashkisë Tiranë, Mariglen Qato.
Shkalla e dytë e gjyqësorit pranoi kërkesën e Qatos dhe ndryshoi masën e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie. Vendimi u shpall nga gjyqtare Ilirjana Olldashi.
Per Qaton, SPAK ka kërkuar 9 vite burg, me akuzat e korrupsionit pasiv në katër raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Për dosjen 5D, tashmë asnjë nga të pandehurit nuk ndodhet në qeli, ndërsa procesi gjyqësor është në fazën e mbrojtjes se të pandehurve.

