Jetmir Lumaj, drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër, mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga detyra drejtuese që mbante në këtë institucion.
Deri më tani nuk bëhen të ditura arsyet që kanë çuar në vendimin e Lumajt për t’u larguar nga posti.
Dorëheqja vjen në një moment kur sistemi shëndetësor po përballet me kritika dhe shqetësime të vazhdueshme lidhur me cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.
Lëvizja në drejtimin e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër vjen vetëm pak orë pas dorëheqjes së ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, duke shtuar pikëpyetjet mbi zhvillimet e fundit në sektorin e shëndetësisë.

