“Dorëheqja nuk negociohet”, protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, refuzojnë dialogun me Ramën

Para godinës së Kryeministrisë janë mbledhur dhjetëra të rinj, studentë dhe qytetarë, të cilët vijojnë protestën duke kërkuar largimin e kryeministrit nga posti i tij. Forcat policore janë pozicionuar në hyrje të institucionit për siguri të shtuar.

Pjesëmarrësit në protestë shprehin qartë se qëndresa e tyre nuk do të ndalet dhe nënvizojnë se “dorëheqja e Edi Ramës është kërkesë e panegociueshme”.

Protestuesit kanë refuzuar gjithashtu thirrjen e kryeministrit për të nisur një dialog, duke theksuar vendosmërinë për të mos hyrë në negociata dhe duke pohuar se kërkesa e vetme mbetet “largimi i Ramës nga drejtimi i qeverisë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe