Dokumenti/ Pezullohet nga detyra drejtori i AKU Shkodër, Ramir Haderi; publikohet urdhri zyrtar

Publikuar me datë:

Është pezulluar nga detyra drejtori rajonal i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër, Ramir Haderi. Dokumenti zyrtar i siguruar tregon se urdhri i pezullimit është firmosur më 1 korrik 2026 nga Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme pranë AKU-së.

Burime për Northpress.tv bëjnë me dije se në vend të Haderit është komanduar përkohësisht Arsen Heto për drejtimin e institucionit.

Sipas informacioneve, pezullimi vjen pas pretendimeve për shkelje dhe abuzime në ushtrimin e detyrës, si dhe pas debateve që lidhen me largimin e disa inspektorëve të AKU-së. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Haderi lidhur me vendimin.

Ramir Haderi konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët e afërt të figurave të rëndësishme të Partisë Socialiste në Shkodër, ndërsa pezullimi i tij vjen në një moment kur në qark po raportohen lëvizje dhe riorganizime në disa institucione shtetërore.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Haderi u bë objekt i një sulmi fizik në Shkodër, ku u godit nga persona ende të paidentifikuar. Ai mori ndihmë mjekësore, ndërsa autorët e ngjarjes vijojnë të jenë në kërkim nga policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Neymar tallet me parashikuesin: Provojeni në Botërorin tjetër

Kombëtarja e Brazilit arriti të përballojë një sfidë mjaft...

Fushë Krujë-Tiranë/ Aksident, dyshohet për 3 të lënduar

Një aksident ka ndodhur në segmentin Fushë Krujë-Tiranë, ku...

Protestuesit arrijnë para Parlamentit

Protestuesit kanë vazhduar marshimin e tyre në ditën e...