Dje e thërriste “Medet Beci”, sot emërohet nënkryetar i tij

Publikuar me datë:

Nga “Benet Medet” te nënkryetar i tij/ Bekim Mema dikur e quante hajdut, sot në krah të Benet Becit

Dikur e sulmonte publikisht Benet Becin, por sot është ulur në krah të tij në Bashkinë e Shkodrës. Bekim Mema është emëruar nënkryetar i ri i Bashkisë Shkodër, në një lëvizje që sjell në vëmendje qëndrimet e tij të forta politike gjatë fushatës së vitit 2023.

Në atë kohë, Mema ishte pjesë e administratës së Bashkisë së Shkodrës dhe shfaqej publikisht si një prej zërave kritikë ndaj projekteve dhe mënyrës se si prezantoheshin nga krahu i Benet Becit. Madje, në një reagim të publikuar në maj 2023, ai e akuzonte Becin se po paraqiste si arritje personale projekte të nisura më herët, duke shkruar për një prej tyre se “merret si një shpikje dhe arritje personale”.

Por sot, tre vite më vonë, historia ka marrë një kthesë tjeterr.

Bekim Mema nuk është më në krahun e atyre që kritikojnë Becin. Ai është bërë pjesë e ekipit të bashkisë së drejtuar prej tij.

Dhe këtu lind pyetja që qytetarët e Shkodrës kanë të drejtë ta bëjnë: Cfaarë ndodhi me akuzat, kritikat dhe qëndrimet e djeshme?

Si mund të kaloje dikush nga kundërshtar dhe kritik i fortë i kryebashkiakut, në një prej njerëzve që sot do të ketë përgjegjësi të drejtpërdrejtë në administrimin e pushtetit të tij?

Qytetarët shkodranë kanë të drejtë të kërkojnë shpjegime. Sepse në 2023-shin lufta ishte për të bindur shkodranët se njëri krah kishte të drejtë dhe tjetri gabonte.

Por sot duket se të njëjtët njerëz mund të ndajnë të njëjtën zyrë. Por deklaratat e postimet e djeshme mbeten aty, edhe kur postet ndryshojnë./Northpress

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related