Djalin ia vrau shoku i fëmijërisë, prek me mesazhin nëna e ish-ushtarakut në Korçë: Do të të mbaj në shpirt deri në frymën e fundit!

Publikuar me datë:

Nëna e 20-vjeçarit Joan Zuko, Ornela Zuko, ka reaguar pas vrasjes së të birit në Korçë, duke njoftuar edhe datën e ceremonisë së lamtumirës së fundit. Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ajo ka bërë të ditur se Joani do të përcillet për në banesën e fundit më 11 gusht, në orën 12:00.

Nëna e të riut shprehet se e ka të pamundur t’u përgjigjet të gjithëve në këto momente dhimbjeje, ndërsa e cilëson të birin si “dritën e syve” dhe dashurinë më të madhe të saj.

“Me zemrën e copëtuar dhe me dhimbjen më të madhe që mund të mbajë shpirti i një nëne, ne pamundësi për t ju përgjigjur te gjithëve ju njoftojmë se më 11 gusht, në orën 12:00, do t’i japim lamtumirën e fundit birit tim të vogël, dritës së syve të mamit. Biri im, ti do të mbetesh përjetësisht fryma ime, dashuria ime më e madhe dhe pjesa më e shtrenjtë e zemrës sime. Mami nuk do të të harrojë kurrë dhe do të të mbajë brenda shpirtit deri në frymën e fundit. U prehsh në paqe, engjëlli i mamit”, shkruan Ornela Zuko.

Joan Zuko u vra me armë zjarri në Korçë pas një konflikti me 20-vjeçarin Kristjan Sterjo, i cili u arrestua disa orë pas ngjarjes. Sipas hetimeve paraprake, mes dy të rinjve kishte pasur konflikte edhe më herët, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të motivit dhe dinamikës së krimit. Sterjo u arrestua pas një operacioni të Policisë dhe forcave RENEA, ndërsa tashmë përballë drejtësisë pritet të japë llogari për ngjarjen e rëndë që i mori jetën 20-vjeçarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Gazeta zvicerane “Tages Anzeiger”: Rama e drejton personalisht bumin e ndërtimeve

Gazeta e njohur zvicerane ‘Tages Anzeiger’ publikoi një shkrim...

Tabela e djalit të Benet Becit në ndriçuesin publik, në hyrje të Shkodrës, privilegj apo leje?

Një tabelë reklamimi e kampingut “Shkodra Castle Camping” është...

Moska nuk e pranon propozimin e Ukrainës për armëpushim në Detin e Zi

Të premten, Rusia refuzoi një ofertë për armëpushim me...

Belgjikë/ Gjenden shufra ari me vlerë 9 milionë euro brenda mureve të një ndërtese në restaurim

Gjatë punimeve të rinovimit në një objekt në Saint-Gilles-lez-Termonde,...