Në telefon iu gjetën materiale për bomba dhe propagandë xhihadiste me ISIS, ndalohet e mitura shqiptare në Itali

Publikuar me datë:

Një vajzë e mitur me origjinë shqiptare, e cila jetonte në zonën e Raguzës, në Itali, është transferuar në një qendër rinore të mbrojtur, nën dyshimet për vetëtrajnim dhe propagandë në mbështetje të terrorizmit, përfshirë atë ndërkombëtar.
Masa u ekzekutua nga Digos, njësia e policisë italiane e specializuar në hetimin e terrorizmit, në Raguzë, me urdhër të Prokurorisë për të Mitur në Katania. Sipas mediave italiane, hetimi nisi pas një informacioni të përcjellë nga AISI, agjencia italiane e inteligjencës së brendshme, lidhur me një profil në TikTok që publikonte përmbajtje me propagandë xhihadiste.

Kontrollet në telefonin e vajzës zbuluan materiale që, sipas hetuesve, tregojnë një proces radikalizimi. Mes tyre kishte fotografi dhe video të organizatës terroriste Shteti Islamik (ISIS), përmbajtje të krijuara me inteligjencë artificiale, manuale për prodhimin e eksplozivëve artizanalë, mesazhe antisemite, si dhe kontakte me persona të lidhur me ISIS-in. Gjithashtu, e mitura dyshohet se kishte shpërndarë një video të sulmit ndaj një mësuesi, të ndodhur në mars në një shkollë në provincën e Bergamos.

Pas hetimeve, autoritetet gjyqësore vendosën transferimin e saj në një strukturë të mbrojtur për të mitur. Hetimi lidhet me dyshimet për vetëtrajnim dhe përhapje të propagandës terroriste, ndërsa çështja po trajtohet nga organet kompetente italiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Flori Spahija rikthehet kuq e blu!

Flori Spahija rikthehet kuq e blu!Sërish me fanellën...

Megaoperacion në Shkodër! 265 kg kanabis të sekuestruara, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

SHKODËR – Policia e Shkodrës ka finalizuar megaoperacionin antidrogë...