Digjen pesë mjete të tonazhit të rëndë në një gurore në Kurbin, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Publikuar me datë:

Pesë mjete të tonazhit të rëndë janë shkatërruar nga flakët në një gurore në fshatin Shpërdhet të Kurbinit, në një ngjarje të ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 02:30, administratori i gurores, shtetasi me inicialet B. A., ka njoftuar policinë se në ambientet e subjektit kishte rënë zjarr, i cili ka përfshirë dhe djegur pesë mjete pune, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Hetimet e deritanishme kanë ngritur dyshime se zjarri mund të jetë shkaktuar me qëllim nga persona ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur veprimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, për të identifikuar autorët e mundshëm dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vija bregdetare në Vlorë pa vrojtues, pushuesit: Mungon siguria

Në kulmin e sezonit turistik, një nga problematikat më...

Emri/ Iu gjet në makinë minë me telekomandë, arrestohet 38-vjeçari në Vaun e Dejës

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të mundshme...

A po vazhdon sekti i Benet Becit ta komandojë Shkodrën?

Largimi i Benet Becit nga posti i drejtuesit politik...