E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 16-vjeçare kampioni i atletikës, Dardan Baraku

Publikuar me datë:

Një lajm i rëndë ka tronditur sportin shkodran dhe atletikën shqiptare. Është ndarë nga jeta në moshën 16-vjeçare Dardan Baraku, kampion i Shqipërisë në atletikë, pas një sëmundjeje të rëndë.

Sipas të afërmve, gjatë dy javëve të fundit ai kishte shfaqur probleme shëndetësore. Pavarësisht përkujdesjes dhe përpjekjeve maksimale, i riu nuk arriti ta fitonte betejën me sëmundjen.

Humbja e tij është një goditje e rëndë jo vetëm për familjen Baraku, por edhe për komunitetin e atletikës shqiptare, ku Dardani konsiderohej një talent me të ardhme premtuese.

Lajmin e dhimbshëm e ka bërë të ditur Shoqata e Atletikës Vllaznia përmes një reagimi në rrjetet sociale:

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta, pas një sëmundjeje të rëndë, të atletit tonë të ri Dardan Baraku, kampion i Shqipërisë në garën e 100 metrave për grupmoshën U16.

Dardani ishte një djalë i talentuar, i përkushtuar dhe shembull i pasionit për atletikën. Me punën, disiplinën dhe rezultatet e tij, ai i solli krenari Shoqatës së Atletikës Vllaznia dhe sportit shkodran, duke lënë gjurmë në zemrat e trajnerëve, bashkëmoshatarëve dhe të gjithë atyre që e njohën.

Humbja e tij është një dhimbje e madhe për familjen, miqtë, komunitetin sportiv dhe për të gjithë ne që patëm fatin ta shihnim të rritej si sportist dhe si njeri.

Në këto momente të vështira, Shoqata e Atletikës Vllaznia i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Baraku, të afërmve dhe miqve të Dardanit, duke ndarë me ta këtë dhimbje të madhe.

Kujtimi i Dardan Barakut do të mbetet gjithmonë i gjallë mes nesh. U prehtë në paqe!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

A po vazhdon sekti i Benet Becit ta komandojë Shkodrën?

Largimi i Benet Becit nga posti i drejtuesit politik...

Zjarr pranë plazhit të Tales në Lezhë, era favorizon përhapjen e flakëve

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një...