Dhunimi i drejtorit të AKU-së në Shkodër, arrestohet një prej autorëve

Publikuar me datë:

Policia e Shkodrës ka arrestuar njëri prej autorëve që dyshohet se ka marrë pjesë në dhunimin e drejtorit të AKU Shkodër. Në pranga ka rënë një shtetas me mbiemrin Elis Çela, banues në lagjen “Kiras” në Shkodër. Ky shtetas i ndaluar nga efektivët e Shkodrës dyshohet se është personi i cili ka dërguar me automjet, personin tjetër që ka goditur me send të fortë drejtorin e AKU Haderi.

Ndërkohë policia e Shkodrës ka bërë identifikimin edhe të personit tjetër që dyshohet si autori kryesor që ka dhunuar drejtorin Haderi dhe është shpallur në kërkim ndërsa po punohet për gjetjen dhe kapjen e tij.

Ngjarja ndodhi më 21 maj në orët e mbrëmjes kur në lagjen “Rus” drejtori i AKU Ramir Haderi u godit nga një person dhe më më pas u largua në drejtim të paditur. Drejtori Haderi mori një plagë në vetull dhe pas mjekimit në spital u largua në shtëpi.

Një ditë pas ngjarjes drejtori Haderi reagoi duke thënë se asgjë nuk do të më ndal. Dhunimi i tij dyshohet se erdhi për shkak të detyrës ndërsa shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje dyshohet se janë persona me pagesë dhe se porositësit janë të tjerë. Policia vijon punën për ta zbardhur të plotë ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Një i vdekur dhe 10 të plagosur, të shtëna me armë zjarri në Teksas

Një person ka humbur jetën dhe nëntë të tjerë...

Alarm për bombë në tragetin Blue Star 2, mbi 1.000 persona në bord

Pas një telefonate anonime që paralajmëronte një bombë në...

Publikohet grupi i tretë ti dosjeve të UFO-ve nga SHBA

SHBA ka publikuar një seri të tretë dokumentesh të...

Bie zjarr në një ndërtesë në Vlorë, shkak dyshohet shkëndija elektrike

Një incident i rëndësishëm është ndodhur në një banesë,...