Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit dhe lëvizte me taksi

Publikuar me datë:

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vrasjen e Eglant Koçit, krim për të cilin në kërkim është shpallur Armand Shakaj.

Sipas burimeve hetimore, pas ngjarjes ai është fshehur për rreth 10 ditë në qarkun e Elbasanit, duke ndryshuar pamjen për të mos u identifikuar.

Gjatë kësaj periudhe, Shakaj dyshohet se ka qëndruar në hotele dhe apartamente me qira ditore në zona të ndryshme të qarkut, ndërsa në rastet kur i është kërkuar identifikimi ka përdorur dokumente të falsifikuara.

Hetimet tregojnë se ai nuk ka përdorur automjete personale, por është lëvizur vetëm me taksi.

Dyshohet se ka qëndruar edhe në zonat e Peqinit dhe Cërrikut, duke ndjekur të njëjtën mënyrë veprimi për të shmangur zbulimin.

Sipas grupit hetimor, këto lëvizje janë konfirmuar gjatë verifikimeve të kryera pas krimit.

Në një moment, hetuesit arritën të lokalizonin sinjalin e telefonit celular të Shakajt në qarkun e Elbasanit dhe organizuan një operacion për arrestimin e tij.

Megjithatë, ai u largua përpara ndërhyrjes së policisë dhe humbi sërish gjurmët.

Armand Shakaj vijon të jetë në arrati. Hetuesit dyshojnë se ai ndihmohet nga persona të afërt, me të cilët vazhdon të mbajë kontakte.

Sipas hetimeve, më 4 qershor Shakaj vrau mikun e tij, Eglant Koçi, dhe më pas transportoi trupin në zonën e majës së Korrës, në një lartësi rreth 1.450 metra, pranë fshatit Cerrujë, ku e braktisi.

Trupi i pajetë u gjet nga policia rreth dy javë më vonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related