Detaje të tjera nga ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, kush ishte “molla e sherrit”?

Publikuar me datë:

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku humbi jetën 66-vjeçari Rexhep Ismaili.

Policia ka shpallur në kërkim një tjetër autor të dyshuar të ngjarjes, 50-vjeçarin Tori Ruci, i njohur edhe me emrin Viktor Ruci.

Sipas burimeve hetimore, Ruci, me origjinë nga Tepelena dhe banues prej vitesh në fshatin Gjashtë të Sarandës, rezulton person me precedentë penalë dhe së fundmi nën hetim për trafik droge. Ai dyshohet të ketë qenë një nga personat e përfshirë në konfliktin që përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit dhe vrasjen e biznesmenit.

Nga hetimet paraprake mësohet se në qendër të konfliktit kanë qenë mosmarrëveshjet për pronësinë e një lokali në zonën bregdetare të Sarandës. Burimet bëjnë me dije se mes autorëve dhe Rucit kishte pasur përplasje edhe më herët, ndërsa tensionet janë rikthyer mbrëmjen e ngjarjes.

Sipas informacioneve, grupi i personave të përfshirë kishte shkuar në biznesin e Ismailit, pasi dyshohej se aty ndodhej Tori Ruci. Në momentin e përplasjes, 66-vjeçari Rexhep Ismaili ka ndërhyrë për të shmangur agravimin e situatës, duke u thënë personave të pranishëm se Ruci nuk ndodhej aty, por “në shtëpinë e tij”.

Debati verbal ka degjeneruar më pas në dhunë fizike dhe më pas janë dëgjuar të shtënat me armë zjarri, ku për pasojë mbeti i vrarë Ismaili.

Policia vijon kontrollet për kapjen e Tori alias Viktor Rucit, ndërsa hetimet janë përqendruar në zbardhjen e plotë të roleve të secilit person të përfshirë në ngjarjen e rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Në mëshirë të kabllove të vjetra”/ Banorët e Samrishit: Ndërprerjet e energjisë po na shkatërrojnë bizneset

Rrjeti i vjetëruar dhe i amortizuar i shpërndarjes së energjisë elektrike po vazhdon të shkaktojë probleme të shumta për banorët e fshatit Samrish i Sipërm, në njësinë administrative Dajç të Bashkisë Shkodër. Sipas banorëve, prej vitesh nuk është realizuar asnjë investim domethënës për përmirësimin e infrastrukturës elektrike, pavarësisht ankesave dhe kërkesave të përsëritura drejtuar operatorit […]

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda...

Nesër ndërprerje 12-orëshe e ujit në disa zona të Shkodrës, ja arsyeja

Një pjesë e qytetit të Shkodrës do të mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm ditën e sotme, për shkak të punimeve në kuadër të projektit të ri të realizuar nga KfW dhe lidhjes së linjës kryesore të tubacioneve. Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja e furnizimit me ujë do të prekë lagjen Rus, qendrën e qytetit […]