Veliaj puthet nga artistët në gjykatë, gazetari i ironizon: Puthja sa pasionante aq edhe delirante, sa kalori u harxhuan…

Publikuar me datë:

Gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar sot me një shënim në faqen e tij në facebok prezencën e artistëve në Gjykatën Administrative për të takuar Erjon Velinë i cili ishte në seancë ku ka denoncuar prokurorin që po heton aferat e tij.

“Puthja që shohim në foto duket sa pasionante aq edhe delirante”, shkruan gazetari.

“Duhen pyetur puthësi çfarë rekordi arriti dhe drejtësia që vendosi që Ilir Metën ta shohësh nga frëngjija dhe Erion Velinë ta puth i ilirë, në ballë miqësia…”, vijon mesazhi i Dylgjerit

Postimi i plotë:

Sa kalori u harxhuan në këtë puthje?

Puthja e burrave ose puthja eskimeze është konsideruar si punë fizike.

Pra lëvizja e buzëve është një punë fizike, por saktësisht sa fizike është?

Një njeri mesatar djeg 2 kalori për çdo minutë puthje, një pasionant mund të djegë deri 6 kalori në minutë.

Puthja që shohim në foto duket sa pasionante aq edhe delirante.

Puthja mendohet që është e këndshme, por mund të ketë edhe pasoja shumë të këqija.

Në Kinë, një burrë e puthi aq fort të dashurën sa uli presionin e ajrit në gojën e saj dhe asaj iu ça daullja e veshit.

Sa kalori mund të ketë djegur ky çift burrash?

Rekordi aktual botëror për puthjen më të gjatë mbahet nga Ekkachai dhe Laksana Tiranarat nga Tajlanda. Në 14 shkurt të vitit 2013, ata thyhen rekordin e mëparshëm me një puthje të gjatë prej 58 orësh, 35 minutash dhe 58 sekondash.

Duhen pyetur puthësi çfarë rekordi arriti dhe drejtësia që vendosi që Ilir Metën ta shohësh nga frëngjija dhe Erion Velinë ta puth i ilirë, në ballë miqësia…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kosovë/ Arrestohen dy persona për krime lufte

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se...

Radhë të gjata në ASHK Shkodër, Kliti Hoti: Qytetarët po presin me orë të tëra për një shërbim

Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka denoncuar situatën...

Zyrtare: Roberto Mancini rikthehet në stolin e Italisë

Është zyrtare!Roberto Mancini rikthehet në stolin e Italisë.Ai rikthehet...

Këshilla si të qëndroni të sigurt në ujërat e hapura

Ndërsa pushimet verore po fillojnë, një zhytje në liqenin,...