Detaje të reja nga aksidenti fatal në Shkodër/ Autori i dyshuar me shpejtësi të madhe dhe muzikën maksimum në makinë, policia ndalon shtetasin Adnan Galica

Publikuar me datë:

Disa detaje të reja janë mësuar nga aksidenti tragjik i ndodhur në Shkodër një ditë më parë ku humbi jetën shtetasi Shkëlqim Krasniqi dhe mbetën të lënduar Fatbardh Lishi me dy fëmijët e tij si dhe vetë shkaktari i aksidentit.

Fillimisht policia e Shkodrës ka bërë ndalimin e shtetasit Adnan Galica i cili dyshohet se shkaktoi këtë aksident fatal.

Dëshmi të ndryshme qytetarësh kanë treguar se Adnan Galica që po drejtonte automjetin tip Benz ka qenë me një shpejtësi të madhe që prej lagjes “Rus”, në zonën ku shitet misri për të vijuar përgjatë gjithë unazës perëndimore deri në vendin ku ndodhi aksidenti fatal.

Po ashtu në automjetin e tij kishte volumin e muzikës në maksimum derisa u përplas me disa automjete në tentativë për të parakaluar me shpejtësi, manovër e cila rezultoi fatale.

62 vjeçari Shkëlqim Krasniqi humbi jetën teksa po ecte me biçikletë por nga ana tjetër pasojat mund të ishin edhe më të mëdha sepse Fatbardh Lishi dhe dy fëmijët e tij që kishte në automjetin tip Ford shpëtuan për mrekulli edhe pse u aksidentuan edhe ata.

Dy fëmijët janë duke marrë mjekim në pediatrinë e spitalit ndërsa ata dhe babai i tyre pësuan vetëm lëndime të lehta.

Ndërkohë burime policore dhe pranë spitalit bëjnë me dije se autori i dyshuar i aksidentit Adnan Galica ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë për grupin hetimor.

Kjo sepse është ende në një gjendje të rëndë psikike pas aksidentit që shkaktoi. Pas testit të alkoolit rezultoi se nuk kishte përdorur alkool ndërsa mund t’i nënshtrohet testeve të tjera për përdorim të lëndëve narkotike.

Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë së Shkodrës vijon punën për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti të rëndë të ndodhur një ditë më parë në unazën perëndimore në Shkodër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related