Dëshmia e arkëtares së Postës së Durrësit: Drejtoresha merrte thesin me para dhe e fuste në çantë

Publikuar me datë:

Është zbardhur dëshmia e një prej arkëtareve të Postës Shqiptare, e dhënë në kuadër të hetimeve për skandalin financiar që çoi në arrestimin e ish-drejtoreshës së filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj.

Gjykata e Durrësit e la sot në burg Matajn, ndërsa caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shefen e financës, Valbona Doni, dhe arkëtaren Paola Dana, të cilat dyshohen se kanë përvetësuar 69 milionë lekë të rinj, ose mbi 700 mijë euro.

Sipas dëshmisë, transferimi i fondeve nga Durrësi drejt degëve të Shijakut dhe Krujës ka qenë një praktikë e zakonshme prej vitesh.

Arkëtarja deklaron se “në janar-shkurt 2026 Drejtoria e Përgjithshme i kaloi rreth 22 milionë lekë Drejtorisë së Durrësit për efekt likuidimi. Për periudhën prill-maj 2026 janë kryer mandate pagese me vlerë rreth 56 milionë lekë, ndërsa për degën e Krujës rreth 10 milionë lekë dhe 3 milionë lekë.

Të gjitha këto shuma janë dërguar drejt degëve Shijak dhe Krujë nga drejtoresha Elizabeta Mataj.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...