Dervishi: Doli shkresa, iku besa

Publikuar me datë:

Nga Lutfi Dervishi

Doli shkresa, iku besa.

Por bota rrotullohet. Dhe ja ku u kthye sërish.

Ironia është se Besa lindi si institucion në një kohë kur mungonte shteti. Kanuni e ndërtoi atë si mekanizëm për të garantuar rendin, sigurinë dhe zgjidhjen e konflikteve aty ku nuk kishte Kushtetutë, gjykata apo institucione shtetërore.

Me ‘Besën’, tashmë duket sikur historia bën një rreth të plotë. Hyn në fuqi Kanuni i Lekë Dukagjinit. Kushtetuta kalon në pension, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) del jashtë loje, ndërsa Komisioni i Venedikut mbetet pa punë.

Por në Kanunin e Lekë Dukagjinit, besa nuk është një slogan. Ajo ka të paktën tre kuptime juridike dhe shoqërore: është armëpushim ose garanci sigurie midis familjeve në hasmëri; është fjala e dhënë, me fuqi detyruese morale dhe juridike, pra premtimi që duhet mbajtur; dhe është një institucion pajtimi, që krijon një periudhë paqeje për t’i hapur rrugë ndërmjetësimit.

Madje Kanuni bën edhe dallimin mes Besës së Vogël dhe Besës së Madhe. Besa e Vogël jepet për një kohë të kufizuar, zakonisht për t’i hapur rrugë bisedimeve ose për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit. Besa e Madhe është një garanci më e gjerë, e dhënë nga katundi ose nga pleqësia, që vendos paqe të përkohshme mes palëve. Edhe ajo, megjithatë, nuk është e pafundme. Kur Besa jepet nga katundi, Kanuni parashikon një afat prej 30 ditësh.

Mbetet vetëm të sqarohet një dilemë: kjo ‘Besa’ e re është Besë e Vogël, Besë e Madhe, apo një kategori e re që do t’i shtohet botimit të ardhshëm të Kanunit?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...