Deputeti i PS Erion Braçe shtyn dhunshëm gazetarin e News24, që iu afrua për ta intervistuar

Publikuar me datë:

Një incident është regjistruar pranë Kryesisë së Kuvendit, ku deputeti socialist Erion Braçe ka shtyrë dhunshëm gazetarin e News24, Marsel Rupi. Ky i fundit iu afrua Braçes për ta intervistuar, ndërsa reagimi i Braçes është i menjëhershëm dhe me agresivitet.

Siç duket edhe nga pamjet, më pas Braçe përplaset edhe me një aktivist të diasporës të cilin e akuzon se kultivon drogë në Britaninë e Madhe. Në një përpjekje për të sqaruar incidentin, Braçe e kanalizon tensionin pikërisht tek aktivisti i diasporës i cili edhe ka regjistruar pamjet filmike të përplasjes.

Ngjarja vjen në një kohë të tensionuar politike në Tiranë, kur protestat e qytetarëve për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë që ai drejton vijojnë prej ditësh në Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tragjedia në Athinë me 6 viktima, në pranga dy grekë dhe një shqiptar! Dyshohet se ndërhynë në…

Një shtetas shqiptar është ndaluar nga policia greke si një prej tre personave të dyshuar për shpërthimin vdekjeprurës në lagjen Plaka të Athinës më 25 shtator, ngjarje gjatë së cilës humbën jetën gjashtë vetë, përfshirë tre shqiptarë me pasaportë amerikane. Kolian Ilia, 34 vjeç, është identifikuar si një nga të ndaluarit, ndërsa të tjerët janë […]

Trump përplaset me gazetarin e Reuters: “Je i neveritshëm, për kë punon?”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pati një...