Dënohet me 3 vite burg një shqiptar në Britani, iu gjetën 18 doza kokaine

Publikuar me datë:

Një shtetas shqiptar është dënuar me tre vite burg në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u kap me 18 doza kokaine.

Sipas policisë britanike, efektivët e patrullës së lagjes po kryenin kontrolle në qytetin e Cambridge më 26 mars, kur vunë re një automjet tip “Mazda” ngjyrë argjendi, për të cilin dyshonin se kishte lidhje me aktivitetin e shpërndarjes së drogës.

Në vendin e shoferit ndodhej 26-vjeçari Mariglen Sadiku. Gjatë kontrollit, policia gjeti 18 doza kokaine në automjet dhe në xhepat e tij, me një vlerë mbi 650 paund. Gjithashtu, iu sekuestruan edhe 207 paund në para të gatshme.

Verifikimet e mëtejshme treguan se Sadiku, pa adresë të përhershme banimi, nuk kishte status të rregullt qëndrimi apo vizë në Mbretërinë e Bashkuar dhe po drejtonte automjetin pa leje drejtimi të vlefshme dhe pa siguracion.

Gjykata e Kurorës në Cambridge e dënoi atë më 30 maj me tre vite burg, pasi ai kishte pranuar fajësinë për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen, posedim të pasurisë me origjinë kriminale, drejtim automjeti pa leje drejtimi dhe pa siguracion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Atentati në Sarandë/ Kalimtari 73-vjeçar niset me helikopter drejt Traumës në Tiranë

73-vjeçari Xhevdet Skëndaj, i cili mbeti i plagosur në...

Shqiptari dënohet me 3 vite burg në Britani, kapet në magazinë droge

Edvin Selimaj kishte mbërritur në Britaninë e Madhe tre...

Grupet kriminale lajnë hesapet 100 metra larg policisë – Vritet Artan Myrtaj, plagoset kalimtari

Elton Qyno Është vrarë 100 metra larg komisariatit të Sarandës,...