Dëmtime në bypass-in e Shkodrës, banorët: “Po kthehet në rrezik për jetën tonë”

Publikuar me datë:

Kangjellat dhe parmakët anësorë në disa segmente të bypass-it të Shkodrës janë dëmtuar, duke krijuar shqetësim dhe pasiguri për banorët që kalojnë çdo ditë në këtë aks rrugor.

Sipas banorëve të zonës, dëmtimet janë të dukshme prej kohësh dhe ende nuk është ndërhyrë për riparimin e tyre. Ata thonë se mungesa e barrierave mbrojtëse përbën një rrezik të shtuar, veçanërisht për këmbësorët, çiklistët dhe drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë rrugë.

Shqetësimi kryesor lidhet me shpejtësinë e lartë me të cilën lëvizin automjetet. Banorët shprehen se bypass-i është kthyer në një “pistë garash”, ku shumë drejtues mjetesh nuk respektojnë kufijtë e lejuar të shpejtësisë, duke rritur mundësinë e aksidenteve.

Banorët u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më shpejt për rikonstruksionin e kangjellave dhe parmakëve të dëmtuar, si dhe të marrin masa për rritjen e sigurisë në këtë aks. Ata kërkojnë vendosjen e kontrolleve më të shpeshta, sinjalistikës shtesë dhe masave që do të frenonin lëvizjen me shpejtësi të mjeteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr i përmasave të mëdha në Nju Delhi, mbi 21 viktima

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shkaktuar të...

Protestat për Zvërnecin/ Gazetari: Mesazhet e qytetarëve për qeverinë dhe opozitën

Gazetari Osman Stafa, në një intervistë në “News24” foli...

Shëtitorja e Shëngjinit larg standardeve dhe pa rregulluar, ankohen turistët

Edhe pse sezoni turistik ka nisur dhe Shëngjini pret...