DASH: Izraeli dhe Libani janë dakordësuar për zgjatjen e armëpushimit

Publikuar me datë:

Departamenti amerikan i Shtetit tha më 15 maj se Izraeli dhe Libani janë pajtuar të zgjasin armëpushimin për 45 ditë për të “mundësuar përparim të mëtejshëm”, teksa paralajmëroi bisedime pasuese të ndërmjetësuara nga Shtet e Bashkuara më vonë gjatë këtij muaji dhe në qershor.

“Shpresojmë që këto diskutime të avancojnë paqen e qëndrueshme mes dy vendeve, njohjen e plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit, si dhe vendosjen e sigurisë së mirëfilltë përgjatë kufirit të tyre të përbashkët”, shkroi në X zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Tommy Pigott.

DASH-i njoftoi se ka ndërmjetësuar bisedimet më 14 dhe 15 maj mes palëve, duke i përshkruar ato si konstruktive.

Izraeli ka kryer sulme kundër militantëve të Hezbollahut në Liban që nga 2 marsi, dy ditë pas fillimit të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit, kur forcat e Hezbollahut hapën zjarr në mbështetje të Teheranit.

Hezbollahu është një grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe të jugut të Libanit. Ai konsiderohet organizatë terroriste nga SHBA-ja, ndërsa Bashkimi Evropian ka futur në listën e zezë vetëm krahun e tij të armatosur.

Një armëpushim mes Izraelit dhe Libanit është në fuqi deri më 17 prill, me qëllim që të ulë intensitetin e luftimeve mes Izraelit dhe Hezbollahut. Por, ai nuk ka arritur këtë pasi qindra njerëz janë vrarë në sulme që atëherë dhe secila palë e ka akuzuar tjetrën për shkelje të shumta të armëpushimit./ REL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]