Copëtohet fasada e pallatit në Durrës, rrezik për kalimtarët

Publikuar me datë:

Një incident i pazakontë është regjistruar këtë të hënë, në lagjen nr 4, të qytetit të Durrësit.

Sipas raportimeve në media, disa copa të mëdha betoni kanë rënë nga fasada e një pallati dhe si pasojë, është dëmtuar një automjet që ndodhej i parkuar pranë godinës, ndërsa më pas mjeti është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në zonë kanë mbërritur punonjës të zjarrfikëses dhe efektivë të policisë, të cilët kanë rrethuar perimetrin për të shmangur rrezikun për qytetarët dhe automjetet e tjera që kalojnë aty pranë.

Sipas informacioneve paraprake, shkak i rënies së suvasë dyshohet të ketë qenë amortizimi i fasadës, sidomos në katin e fundit të godinës.

Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për gjendjen e fasadës së pallatit, me qëllim parandalimin e rasteve të tjera të ngjashme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...