Një tjetër vatër zjarri është aktivuzar në kodrat e fshatit Kot, në bashkinë Selenicë.
Flakët vijojnë të përparojnë në terren, ndërsa zjarri ka përfshirë edhe sipërfaqe me ullishte. Era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen.
Pamjet nga terreni tregojnë se zjarri vijon të jetë aktiv dhe i dukshëm nga distanca. Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit e Selenicës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit.

