Brazili nis hetim ndaj djalit të Presidentit Lula

Publikuar me datë:

Një gjyqtar i Gjykatës së Lartë të Brazilit ka dhënë miratimin për Policinë Federale që të nisë një hetim ndaj Fabio Luis Lula da Silva, djalit të presidentit Luiz Inácio Lula da Silva, për dyshimet se ka shfrytëzuar ndikimin e tij në ndihmë të një lobisti në marrëdhënie me Ministrinë e Shëndetësisë.

Javën e kaluar, mediat e huaja raportuan se policia kishte kërkuar autorizim për të filluar hetime ndaj Fabio Luis, i njohur ndryshe si Lulinha, me dyshimet për trafik ndikimi dhe korrupsion në favor të biznesmenit Antonio Carlos Camilo Antunes.

Sipas hetuesve, Lulinha dyshohet se ka ndërmjetësuar për t’u siguruar kompanive të lidhura me Antunes qasje te zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, lidhur me një kontratë qeveritare për furnizimin e një ilaçi të bazuar në kanabidiol (CBD).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Korçë/ Përfshihet nga flakët tarraca e një pallati

Një zjarr ka përfshirë këtë pasdite një depo të...

Ura e Bunës, ndërhyrjet që nuk zgjasin as dy javë

Gjendja e bazamentit dhe e dërrasave në Urën e...