Braçe: Në protestë ka 7-8 agjenda, disa primitive e shumë të rrezikshme

Publikuar me datë:

Deputeti socialist Erion Braçe ka shprehur dyshime mbi arsyejat e protestës, të cilën e përshkruan si “7-8 agjenda, disa prej të cilave janë primitive dhe shumë të rrezikshme për këtë vend”.

Braçe ka theksuar vazhdimësinë e qëndrimeve të tij kritike ndaj Partisë Socialiste dhe qeverisë, duke kërkuar transparencë, duke debatuar dhe duke ofruar zgjidhje për çështjet që, sipas tij, nuk po marrin vëmendjen e duhur.

Reagimi i Braçes:

UNE JAM SOCIALIST, NUK BEHEM I PAVARUR.

JAM PARTIZAN, JO NEUTRAL, MBAJ QENDRIME.

UNE JAM DEPUTET I ZGJEDHUR NE TIRANE, NUK JAM PREJ LISTES, KAM BERE DEPUTETIN, BEJ DEPUTETIN.

DO VIJOJ TE BEJ DEPUTETIN, NUK DOREHIQEM!

DO VIJOJ TI RRI PERBALLE PARTISE SIME, DUKE THENE TE VERTETEN, DUKE KERKUAR LLOGARI, KRITIKUAR, DEBATUAR, KUNDERSHTUAR, PROPOZUAR, MIRATUAR ATY, SY ME SY E NGA CDO CEP I TERRITORIT QE MBULOJ SI DEPUTET; PRA NUK KAM NEVOJE PER PROTESTEN E NUK DUA KAPITAL POLITIK PREJ SAJ!

Askush nuk do ta besonte që nëse do të largohem nga grupi i PS, do të isha i pavarur, as ata që ma shkruajnë këtë; unë kam qenë në PS që nga themelimi, kam kontribuar për 35 vite, kam jetuar dhe punuar aty, duke luftuar si socialist, gjithmonë duke mbajtur qëndrim dhe pa qenë kurrë neutral, pra i pavarur.

Krahas kësaj, kam bërë deputetin, bej deputetin dhe do të vijoj ta bëj deputetin, jo vetëm në NJESINE 5, por në të gjithë Tiranën. Sot, askush në njësinë time nuk e di se kush është deputeti. Asnjë person në Tiranë nuk është në ignorance mbi faktin që unë jam deputeti i këtij Qarku. Nuk ka njeri që të thotë se deputeti nuk ka ardhur në njësinë, lagjen, bllokun, rrugën apo sheshin poshtë pallatit, që të thotë se deputeti nuk më është përgjigjur, nuk më ka përfaqësuar në Kuvend për problemet e mia apo të lagjes. Pra, kam bërë punën time, po e bëj dhe do ta bëj, nuk dorëhiqem dhe do të respektoj 25 mijë njerëzit që votuan dhe besuan në këtë punë.

Në fund, unë do të vazhdoj të qëndroj përballë partisë sime për ato të vërteta që ajo refuzon t’i pranojë ose i ka jashtë çdo agjende për një mori arsye, përfshirë shpërfilljen, përjashtimin apo arrogancën; kam hapësirën e mjaftueshme për ta bërë këtë pa asnjë rezervë, ashtu siç kam bërë edhe të shtunën, sy më sy me kryeministrin dhe qeverinë. Nuk kam nevojë të jem në protestë me 7-8 agjenda, disa prej të cilave janë primitive dhe shumë të rrezikshme për këtë vend, por do ta bëj përballë e sy më sy, duke qëndruar përgjegjës dhe duke kërkuar përgjegjësi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Trump: Lufta në Ukrainë mund të kishte përfunduar brenda një dite

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka theksuar se Rusia kishte...

Fjoralba Ponari tallet me Ramën, e krahason me Macron

Fjoralba Ponari, moderatorja e njohur dhe aktive në organizimin...