Borë në pranverë, zbardhet juglindja e vendit

Publikuar me datë:

Edhe pse zyrtarisht jemi në pranverë, reshjet e dëborës janë rikthyer në qarkun juglindor të vendit, duke përfshirë kryesisht zonat mbi 1100–1200 metra lartësi, veçanërisht në rrethinat e Pogradec.

Sipas raportimeve, gjatë orëve të para të mëngjesit reshjet kanë qenë me intensitet të ulët deri në mesatar.

Situata ka angazhuar strukturat përgjegjëse, të cilat kanë ndërhyrë për pastrimin e akseve kryesore rrugore, sidomos në segmentet ku dëbora ka qenë më e dendur.

Problematikat më të theksuara janë regjistruar në aksin Qukës–Qafë Plloçë dhe në zonën e Qafë Thanë, ku gjatë natës trashësia e dëborës ka qenë më e konsiderueshme. Megjithatë, për shkak të temperaturave tipike pranverore, dëbora ka nisur të shkrijë, duke mbetur kryesisht në zonat malore.

Reshje dëbore janë regjistruar edhe në disa prej destinacioneve turistike më të njohura si Dardhë, Voskopojë dhe Boboshticë, si dhe në qytetet Leskovik dhe Ersekë.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit në këto zona, për shkak të lagështirës dhe pranisë së dëborës në segmente të caktuara. Aktualisht, sipas informacioneve, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme dhe nuk raportohen probleme serioze në qarkullim

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta papritur në moshën 54- vjeçare Artan Pogoni

Sporti dhe bota akademike shqiptare janë në zi pas...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit, çështja do gjykohet nga GJKKO

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga...

Patos/ Ferma përfshihet nga flakët. Dëme materiale dhe humbje në bagëti

Një zjarr masiv ka përfshirë një fermë blegtorie në...